Skuadra e Prizrenit “KF Liria” do të jetë mysafire ndaj Ulpianës në përballjen e parë të barazhit ku skuadrat në fjalë kërkojnë të dalin karshi ekipit të Superligës në playout.
Kështu është vendosur sot në shortin e mbajtur në zyret e FFK-së, ku Ulpiana do të jetë në cilësinë e vendasit ndaj Lirisë në “18 qershori” të Klinës, ku edhe do të luhet ndeshja.





