SPORT

Liria përforcohet me dy lojtarë të spikatur zhurian: Alush Gavazaj dhe Engjëll Ajazaj

Liria përforcohet me dy lojtarë të spikatur zhurian: Alush Gavazaj dhe Engjëll Ajazaj
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Shkurt 2025, 13:49

Klubi Futbollistik “Liria” ka bërë një lëvizje të rëndësishme për të forcuar skuadrën për pjesën tjetër të sezonit, duke njoftuar zyrtarisht se Alush Gavazaj dhe Engjëll Ajazaj janë tashmë pjesë e ekipit.

Këta dy lojtarë, të cilët sjellin energji të freskët dhe pasion për lojën, do të kontribuojnë në përpjekjet e klubit për të arritur objektivat ambicioze të këtij sezoni.
Në njoftimin e publikuar nga klubi, thuhet:

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Alushi është zyrtarisht pjesë e klubit. Një lojtar me përvojë, i gatshëm të japë maksimumin për ngjyrat bardh e zi.”Angazhimi dhe përvoja e këtyre lojtarëve do të jenë thelbësore për forcimin e skuadrës dhe për arritjen e suksesit gjatë këtij sezoni. Liria, e cila është gjithmonë në kërkim të përmirësimit dhe forcimit të skuadrës, tani ka një tjetër shtesë të rëndësishme që do të kontribuoni për të arritur synimet e klubi për vitin 2025.

Me këta përforcime të reja, Liria është gati të shfrytëzojë mundësitë dhe të luftojë për objektivat e saj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika