Home PRIZRENI ME RAJON Liria mposhti në shtëpi Trepçën

Liria mposhti në shtëpi Trepçën

0
Liria mposhti në shtëpi Trepçën

Sot, në Stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, Liria ka mposhtur Trepçën me rezultat 3-0.

Pjesa e parë në këtë përballje kaloi me dominim të prizrenasve, ku krejt në fund të pjesës së parë në minutën e 45’ , Astrit Berisha shënoi për epërsinë 1-0.

Në pjesë e dytë të ndeshjes , Liria e shpërdoroi një penallti, ku gjuajtjen nga pika e bardhë të Liridon Fetahajt e priti portieri mitrovicas.

Për skuadrën e Lirisë shënuan, Altin Aliu në minutë e 72’ dhe Liridon Fetahaj në minutat shtesë 93’.

Këtë përballje skuadra prizrenase e mbylli me fitore 3-0 , për ta bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të vendit të dytë, që dërgon në barazhin drejt Superligës.

Kujtojmë se Liri tani ka 10 pikë më pak se Trepça të cilën e mposhti sot në “Përparim Thaqi”.

Kjo është rendita tabelare:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here