Skuadra e Lirisë së Prizrenit, të premten në stadiumin “ Përparim Thaçi” ka shënuar fiotre bindëse me rezultat 3:0 ndaj liderit në tabelë Feronikeli ’74.
Prizrenasit e dominuan takimin që nga fillimi , dhe në pjesën e parë shënuan dy herë, përmes të “përhershmit” tashmë, Liridon Fetahaj në minutën e 21-të dhe qendërsulmuesit korpulent, Astrit Berisha , në minutën e 29 të kësaj pjesëloje, e cila u mbyll me këtë rezultat në favor të vendasve.
Edhe në pjesën e dytë, prizrenasit ishin më të mirë në fushë, duke shënuar edhe një herë përmes një supergoli të, Qemail Elshanit në minutën e 75-të të takimit, që vulosi edhe epilogun përfundimtar të kësaj përballje.
Me këtë fitore, skuadra e Lirisë tashmë ndodhet vetëm një pikë Feronikelit ’74 në renditjen tabelare, e cila ka 41 pikë të grumbulluara.
Vlen të përmendet se në ndeshjen e sotme, tifogrupi prizrenas “ Arpagjik’t” kanë realizuar një koregrafi madhështore në përkrahje të UÇK-së.