PRIZRENI ME RAJON

Liria mposht bindshëm rivalin e vjetër, Vëllaznimin, ngjitet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit

Liria mposht bindshëm rivalin e vjetër, Vëllaznimin, ngjitet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shkurt 2023, 16:24

Skuadra e Lirisë, falë golave të, Liridon Fetahaj, Diellor Beseni dhe Qemail Elshani, në ndeshjen e parë të stinorit pranveror para shikuesve të vet në “ Përparim Thaçi”, ka mposhtur rivalin e vjetër, Vëllaznimin nga Gjakova me rezultat 3:0.

Me këtë fitore prizrenasit janë ngjitur në pozitën e dytë të tabelës së klasifikimit me 27 pikë të grumbulluara, një më pak se Feronikeli 74 i cili ka dhe një lojë më pak, pas barazimeve që arriten këtë të shtunë skuadra e Istogut dhe ajo e Rahovecit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika