PRIZRENI ME RAJON

Liria merr një pikë në Drenas në derbin e javës kundër Feronikelit 74

Liria merr një pikë në Drenas në derbin e javës kundër Feronikelit 74
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Tetor 2022, 15:04

Të premten në Drenas, është zhvilluar ndeshja e parë e javës së VIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, ndërmjet KF “ Feronikeli 74” dhe KF “ Liria”, i cili përfundoi me ndarjen e pikave me rezultat 2:2.

Skuadra e Lirisë kaloi e para në epërsi në minutën e 30-të takimit, pas akordimit të penalltisë në favor të tyre, e cila u konkretizua nga Bledi Memaj, ndërsa për shkak të ndërhyrjes së palejuar skuadra vendase mbeti pa një lojtarë në fushë, për shkak të përjashtimit me karton të kuq të, Labinot Ibrahimit.

Por, epërsia e prizrenasve u anulua menjëherë në minutën e 35-të takimit, pasi Olluri I vendasve barazoi shifrat në 1:1 duke shënuar gol nga gjuajtja e lirë. Ndërkaq, edhe pse me një lojtarë më pak në fushë, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 80-të takimit përmes, Dren Gashit, i cili ishte i saktë nga 11-të metërshi, i cili ishte akorduar në favor të skuadrës nga Drenasi.

Por, prizrenasit ia dolen të shmangin humbjen në minutat shtesë të takimit, duke barazuar rezultatin në 2:2 përmes, Arblin Mulajt, I cili u shërbye për mrekulli nga sulmuesi, Liridon Fetahaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika