PRIZRENI ME RAJON

Liria luan si mysafir në barazh, pritet mobilizim i tërë prizrenasve

Liria luan si mysafir në barazh, pritet mobilizim i tërë prizrenasve
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Maj 2023, 17:53

Skuadra e Lirisë do të jetë mysafire ndaj Ferizajit në përballjen e playoutit që do të vendos për pjesëmarrësin e fundit të Superligës për edicionin e ardhshëm 2023/24.

Pra më 4 qershor 2023 në Zahir Pajaziti të Podujevës, ekipi i Ferzajit do të jetë në cilësi të vendasit në përballje ndaj Lirisë.

Liria, fitoi ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, ku mposhti Ulpianën 3-1, në duelin e dy skuadrave që përfunduan në vendet e dyta të Grupeve A dhe B. Me këtë Liria fitoi të drejtën për të qenë pjesë e ndeshjes – që siguron biletë të Superligës për edicionin e radhës.

Përballja Ferizaji-Liria do të luhet të dielën në stadiumin Zahir Pajaziti të Podujevës me fillim prej orës 15:00. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të sigurojë “vizën” për Superligë 2023/24.

Në Prizren pritet mobilizim i madh i Arpagjikve dhe i bëhet thirrje tërë prizrenasve që të përkrahet klubi i qytetit vetëm për fitore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika