- Reklama -

Liria arrinë fitoren e parë, mposhti rivalen e vjetër Trepçën me rezultat 3:2

Skuadra e Lirisë së Prizrenit, pas dy humbjeve dhe po aq barazimeve në startin e edicionit të ri në Viva Fresh Ligën e Parë të Kosovës në futboll, para 200 shikuesve në “ Përparim Thaçi”, ka shënuar fitoren e parë, duke mposhtur rivalen e vjetër KF “ Trepça” me rezultat 3:2.

Më i merituari për fitoren e prizrenasve ishte sulmuesi, Prince, i cili shënoi golin një gol, asistoi dhe ndaj tij u akordua penallti.

- Reklama -

Të parët në epërsi kaluan mysafirët përmes qendërsulmuesit shtatlartë, Mustapha, në minutën e 25- të takimit, ndërsa prizrenasit barazuan përmës këmbëshpejtit, Prince, në minutën e 32- të të takimit, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, vendasit kaluan në epërsi pas një penalltie të realizuar në minutën e 69-të takimit nga, Liridon Fetahaj, pasi gjyqtari akordoi dënimin më të rëndë pas një ndërhyrje në sulmuesin, Prince. Liria thelloi epërsinë në 3:1 në minutën e 78- të takimit përmes, Memajt, I cili u asistua për mrekulli nga Prince, pas një bashkëveprimi me, Albin Berishën.

Pork y nuk ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, pasi mysafirët nga Mitrovica ngushtuan epërsinë e vendasve në minutën e 80-të të takimit, sërish përmës shtatlartit, Mustapha, I cili u gjend më së miri para portierit vendas dhe shënoi nga afër.

Marrë në përgjithësi, skuadra e Lirisë dominoi takimin, dhe fitorja e saj ka mundur të jetë më e thellë, po qe se do t’i konkretizonin rastet e shumta që paten lojtarët vendas.

Në javën e ardhshme, skuadra e Lirisë do të udhëtojë për në Gjakovë, ku e pret dueli gjithashtu me rivalin e vjetër, skuadrën e Vëllaznimit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort