Më datë 4 qershor, në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj, u organizua Kupa e Republikës së Kosovës në kategorinë e seniorëve, për meshkuj dhe femra.
Me rezultatin e përgjithshëm 4-1, klubi “Lidhja e Prizrenit” nga Prizreni, u shpallën kampionë të Kupës së Republikës së Kosovës për seniorë.
Në kategorinë e meshkujve në gjysmëfinalen e parë u takuan “Lidhja e Prizrenit” dhe “Dardania”. Në gjysmëfinalen e dytë, u përballën dy ekipe nga Prishtina, “Priping” dhe “Prishtina”.







