Policia e Kosovës, drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, sot ka realizuar një urdhërkontroll në tri lokacione.
Lëshuan në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar, arrestohen tre persona në Malishevë

Gjatë realizimit të këtij urdhërkontrolli, janë arrestuar tre të dyshuar të cilët me veprimet e tyre dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë
“Personat e dyshuar në bashkëkryerje, me datë 20.10.2021 në Komunën e Malishevës, kanë lëshuar në qarkullim dollarë amerikan të falsifikuar në një këmbimore. Rasti është iniciuar dhe raportuar në Stacionin e Malishevës ku më pastaj është proceduar për trajtim në NJRHKEK – Gjakovë.
Hetuesit e NJRHKEK – Gjakovë pas një mori veprimesh hetimore dhe operative në koordinim të ngushtë me prokurorin kompetent dhe me NJRHKEK –në, në Prizren, ka arritur të siguroj identitetin e të dyshuarve, lokacionet e banimit të dyshuarve dhe dëshmi të mjaftueshme
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

