PRIZRENI ME RAJON

Lëndohet rëndë një biçiklist, dërgohet me urgjencë në Spitalin e Prizrenit

Lëndohet rëndë një biçiklist, dërgohet me urgjencë në Spitalin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Shtator 2021, 17:51

Para 20 minutash ka ndodhur një aksident në tranzitin e ri në Prizren, ku si pasojë është lënduar një i ri i cili në momentin kritik ishte duke lëvizur me biçikletë, njofton shefi i Shërbimit të Urgjencës në Prizren, Gylxhan Hasani.

Sipas tij, ekipi i këtij Shërbimi menjëherë i është përgjigjur thirrjes për të intervenuar në vendin e ngjarjes për të ndihmuar viktimën, i cili ka pësuar lëndime serioze dhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika