PRIZRENI ME RAJON

Lëndohet një person në vendin e punës në Prizren, dërgohet në Emergjencë

Lëndohet një person në vendin e punës në Prizren, dërgohet në Emergjencë
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Gusht 2022, 15:39

Janë të shpeshta rastet kur punëtorët fizik dërgohen në spital për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur dje në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së spitalit rajonal në Prizren kanë bërë të ditur se një 35-vjeçar është dërguar atje pasi ishte lënduar teksa po paketonte material ndërtimor.

Stafi shëndetësor ka intervenuar menjëherë, me ç’rast gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë nisur hetimet, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor aksidental’.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika