Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshëkërkuesit në qytetin e Prizrenit .
Në kuadër të këtij aksioni Policia, ka ndaluar dy perona ku njëri është nga Republika e Shqipërisë dhe tjetri është shtetas i Republikës së Kosovë me banim në Prizren e të cilët janë:
M. A., e lindur më 1980 f/r/sh e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshme në Rr. “Vilam Woker” në Prizren
K.Z., e lindur me 1965 f/r/k e cila është hasur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshme në qendrën tregtare “Vilam Woker” në Prizren.
Të dyshuarat janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren dhe ndaj tyre janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore. Në mungesë të dokumentacionit përkatës M.A., është depërtuar në Republikën e Shqipërisë. Ndërsa K.Z., i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 eurosh.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Prizrenit, si dhe i falënderon qytetarët për bashkëpunim me Policinë me qëllim parandalimin e kësaj dukurie, po ashtu apelojmë qe sa herë i hasin lypsarët, të njoftojnë menjëherë Policinë në stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë 192, thuhet në njoftim.