PRIZRENI ME RAJON

LDK në Prizren: Ne ngritemi kur të tjerët mendojnë që mbaruam, jemi gati për sfidën e radhës

LDK në Prizren: Ne ngritemi kur të tjerët mendojnë që mbaruam, jemi gati për sfidën e radhës
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Janar 2021, 14:20

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Prizren, të dielen pas një kohe të gjatë ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së saj. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i kësaj dege, Anton Quni.

Përmes një shkrimi në facebook, në faqen zyrtare të këtij subjekti politik thuhet se ” Ne ngritemi kur të tjerët mendojnë që mbaruam dhe se LDK në Prizren, udhëhequr nga kryetari Anton Quni është gati për sfidën e radhës”. Ndryshe, mbrëmë në Prizren ka qëndruar Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ku në disa fotografi të postuara në rrjetin social facebook nga ish kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ajo është takuar kryesisht me një pjesë të elektoratit të LDK-së në Prizren.

Shkrimi i plotë:

LDK ✌

– Lidhja Demokratike ka lindur si nevojë e qytetarëve të Kosovës dhe me nevojat e tyre do të jeton.

– Kur LDK ka guxuar të tjerët as që kanë egzistuar.

– Ne ngritemi kur të tjerët mendojnë që mbaruam, kujtojeni periudhën e pasluftës.

– Ne jemi themeltarë të kësaj Kosove, punojmë për të dhe jetojmë e frymojmë me kërkesat e saj.

LDK në Prizren, udhëhequr nga kryetari Anton Quni është gati për sfidën e radhës.

Gati për fitore ✌

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika