- Reklama -

LDK ironizon me kryetarin Haskuka: Është zgjuar në prag të zgjedhjeve “me qiri e pishë”

Përmes një komunikate për media, dega e LDK-së në Prizren ka ironizuar me kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka, i cili sipas LDK-së, në prag të zgjedhjeve është zgjuar siç thotë populli ” me qiri në pishë”.

Komunikata e plotë e LDK-Prizren

- Reklama -

– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të cilit më as partia e vet e as bashkëpunëtorët e tij nuk po i besojnë, pas katër vitesh gjum letargjik, është zgjuar në pragë të zgjedhjeve dhe siç thotë populli “me qiri e pishë” po kërkon fajtorë për dështimin total që ka shënuar në qeverisjen e Prizrenit.

– Tash, na e paskan fajin opozita, grupet asambleiste..djalli e i biri..e kush jo tjetër, që nuk ka arritur të realizoi asnjë projekt të vetëm për fije me të cilin do të shfaqeshin para prizrenasve.

Kur po e ndjejnë fundin, po tentojnë tu hedhin hi syve; qytetarëve, bizneseve e afaristëve, sikur po bëjnë përpjekje për ta funksionalizuar “Parkun e Biznesit”, por ja se të tjerët po i vëjnë pengesa!

– Kryetar Haskuka, populli thotë “katundi që shihet, nuk do kallauz”, pra e vërteta nuk mund të bishtnohet aq kollaj sa kujtoni ju, sepse afaristët vet e edhe qytetarët prizrenas e dinë se lëvizjet që tash po i bëni janë vetëm e vetëm për efekte elektorale.

– Nëse se ke ditur, mësoje tani, se askund në botë opozita nuk bartë përgjegjësinë për dështimin e ekzekutivit.

– Kush ta ka fajin që si keni numrat në Kuvend? Si ju dukej kur me arrogancë e nënqmim hudhnit tutje partnerët qeverisës ? Ju asnjëherë për katër vite rresht nuk keni qarë kokën as nuk keni bërë përpjekje për të krijuar ura bashkëpunimi?

– Pra, ju që keni mbetur fillikat vetëm, që i keni tradhëtuar e mashtruar ata që ju sollën në pushtet, ju që nuk keni asnjë partner, ju që keni ndarë e shkapërderdhur edhe partinë tuaj në “katërqind” copëza, kot akuzoni e sulmoni opozitën , se qytetarët prizrenas u kanë parë sa dembel jeni dhe si e keni quar mandatin duke “mrizuar hijeve”, ua kanë kuptuar hilet tuaja, vjedhjet, mashtrimet, nepotizmin e dallaveret me tender e me punësime dhe mezi po presin tu dërgojnë në shtëpi, sepse Prizreni i bukur nuk e duron se nuk e meriton trajtimin degradues qe i keni bërë.

– Kot vajtoni tash, kot mundoheni të hidhni hi syve se dielli nuk mbulohet me shoshë!

Gjithkush mund ta shohi sheshit se si me paditurinë e dembelinë tuaj, e keni shndërruar Prizrenin në gërmadhë të neveritshme e për gjynah!

..dhe që ta dini, ka momente kur ne po ndihemi të turpëruar për paturpësinë tuaj për tu viktimizuar pa shije.

Prandaj bëhu gati se kjo vjeshtë do ti fiku dritat e do ti lëshoj perdet e cirkut tënd qesharak e të turpshëm katërvjeçar!

Boll ma!

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort