Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën mbi vendimin e PZAP-së për Dragashin, ku u anuluan votat e diasporës.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media zëdhënësja politike, Sibel Halimin, e cila tha se LDK beson se sistemi zgjedhor në Kosovë do të mbrohet nga Supremja.
“LDK-ja e ka dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesën mbi vendimin e PZAP-së dhe tre gjyqtarëve të saj që kanë provuar të ndryshojnë vullnetin qytetarë në komunën e Dragashit. Ata kanë anuluar të gjitha votat e mërgatës, të gjitha pa përjashtim, pa kontaktuar, pa verifikuar, e pa kërkuar të vërtetën në Dragash”.






