PRIZRENI ME RAJON

Largohen mbeturinat në lagjen ” Bajram Curri”, komuna kërkon nga qytetarët informacion për pastrim të hapësirave tjera

Largohen mbeturinat në lagjen ” Bajram Curri”, komuna kërkon nga qytetarët informacion për pastrim të hapësirave tjera
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Prill 2022, 17:40

Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare njofton se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka urdhëruar Kompaninë për Menaxhimin e Mbeturinave ” Ekoregjioni”, për largimin e mbeturinave të shumta në një pjesë të lagjes ” Bajram Curri”, që ka qenë edhe shqetësim i qytetarëve.

Postimi i plotë

Kemi filluar me pastrimin e të gjitha hapësirave ku ka grumbullim të mbeturinave.

Sot kemi bërë pastrimin e tërësishëm të mbeturinave të grumbulluara në Lagjen Bajram Curri.

Të gjitha vendet ku ka grumbullim të mbeturinave do pastrohen, në çdo lagje të qytetit e në çdo fshat të Komunës së Prizrenit.

Raportoni, na njoftoni, na shkruani që të veprojmë sa më shpejtë 📍

Poashtu apelojmë tek të gjithë qytetarët e Komunës sonë, ta ruajmë e ta mbajmë pastër ambientin ku jetojmë, në lagjet tona e kudo që ndodhemi.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika