PRIZRENI ME RAJON

LAJMI I FUNDIT:Humb jetën një vogëlushe 4 vjeçare në Blaç të Dragashit

LAJMI I FUNDIT:Humb jetën një vogëlushe 4 vjeçare në Blaç të Dragashit
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Maj 2021, 21:23

Një fëmijë katër vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin e fshatit Blaç të Dragashit.

Lajmin e ka bërë të ditur , zëdhënësi i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 20:02 minuta Policia është informuar se një fëmijë 4 vjeçar është gjetur në lumin e fshatit Blaç pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë hetuesit dhe forenzika”.
Osmanollaj ka thënë sipas informacioneve të para 4-vjeçarja ka rënë në lum derisa ishte duke lozur me fëmijët tjerë. Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i viktimës është dërguar për autopsi në IML.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika