- Reklama -

Lajçak vazhdon takimet me përfaqësues të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, thotë se janë produktive

Ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka pasur një takim me Jens Ploetner, këshilltarin për Punët e Jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të angazhimeve për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka ndarë detaje të takimit në një postim në Facebook, duke theksuar se ka qenë në Berlin, ku ka diskutuar me Ploetner dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

- Reklama -

Ditët e fundit, Lajçak ka zhvilluar një sërë takimesh të cilat i ka cilësuar si të dobishme për të nxitur përpjekjet e dialogut dhe zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Ai vijoi me një përmbledhje të aktiviteteve të tij të fundit, duke përmendur pjesëmarrjen në forumin GLOBSEC në Sllovaki, një diskutim në Bukuresht, si dhe konferenca të tjera në Tangier dhe Selanik, ku ka trajtuar tematika që përfshijnë sigurinë globale dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në kuadër të politikave të BE-së.

Në Bruksel, Lajçak ka mbajtur takime produktive me përfaqësues të qeverisë, duke diskutuar angazhimin dhe reformat e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.

Ai gjithashtu ka ofruar përditësime për Dialogun Kosovë-Serbi në takime me përfaqësues të BE-së si dhe në një seancë me Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ky cikël i fundit i takimeve dhe aktiviteteve tregon angazhimin e vazhdueshëm të Lajçak për të ndihmuar regjionin në rrugën drejt integrimit evropian dhe për të nxitur përmirësimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort