PRIZRENI ME RAJON

Lagjja “Bajram Curri” në Prizren, vazhdon me ndihma humanitare për familjet nevojtare

Lagjja “Bajram Curri” në Prizren, vazhdon me ndihma humanitare për familjet nevojtare
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Prill 2022, 19:56

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren edhe këtë vit kanë vazhduar me ndihmat për familjet nevojtare në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Përmes faqes së tyre në facebook ata kanë bërë të ditur se sot kanë ndihmuar edhe 5 familje nevojtare me pako ushqimore.

Njoftimi i plotë:

Jo rastësishte jemi model per të tjerët!

Aksioni #lagjapërlagjën po vazhdon ku edhe sot në prag të iftarit,kemi ndihmuar 5 familje nevojtare,një falenderim për Allahun qe na e mundësoi qe edhe këtë vite gjatë muajit të shenjët të Ramazanit të ndihmojm mbi 10 familje,Falenderim për gjithe ata banorë dhe bashkatdhetarë të cilët gjithmon na kan përkrahur në aksionet e lagjës,aksioni vazhdon deri në natën e Bajramit inshallah.

(për ata të cilët dëshirojn të paguajn një pako të lajmrohen ne faqen tonë, apo të paguajn pakon te “Luma Comerc” e cila kushton 30euro)

P.s ata që kan nevoje për ndihme me pako ushqimore ju lutem të lajmrohen në faqen tonë!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika