Anëtari i Kuvendit të Prizrenit, Petrit Hoxhaj, të enjten ka dorëzuar në zyrat e administratës komunale kërkesën të nënshkruar nga 30 biznese që operojnë në sheshin Shatërvan, që të bëjnë zgjidhje për largimin e qenve endacak nga qendra e qytetit. Ai për dorëzimin e kësaj kërkese, ka njoftuar në llogarinë e tij në facebook.
I nderuar Kryetar Totaj
I nderuar Drejtor Bytyqi
Qentë endacak kanë filluar të shtohen dhe të bëhen agresiv në sheshin e Shadërvanit, pasiguria e qytetarëve dhe turisteve po rritet çdo dite e më shumë, tash jemi në një sezon ku qyteti i Prizreni vërshohet nga eskurzionet e ndryshme të shkollave fillore e të mesme, turistët çdo dite e më shumë shtohet numri, ndërsa bashkë me këto po shtohen edhe qentë endacak, një dukuri jo e hijshme në qytetin e Prizrenit posaçërisht në sheshin eShadërvanit.
Kemi bërë shumë kërkesa me shkrim dhe kemi ngritur shumë zërin në Kuvend, por si duket kemi hasur në vesh të shurdhur, i vetmi mjetë na ka mbetur peticioni nga pronarët e bizneseve të Shadërvanit dhe një gjë të tillë e kemi bërë.
Sot kemi me mbi 30 nënshkrime të bizneseve që kërkojnë siguri dhe qetësi në sheshin e Shadërvanit, sepse konsumatorët e tyre s’po ndihen të sigurt të ulur pran tarracave , qentë endacak po ju vardisen nënë ulëset e tyre.
I nderuar Kryetar
I nderuar Drejtor
Ne e dimë që problem i qenve është problem në krejt Kosovën, por ne kërkojmë që s`paku sheshi Shadërvanit të pastrohet dhe mos të jetë si një kopshte zoologjik.
Të shihni mënyrën e një zgjidhje të këtij problemi afat-gjate edhe me ligj obligoheni, të filloni sa më shpejt për ndërtimin e qendrës se strehimores për qentë endacak.
Gjer në ndërtimin e kësaj qendre të bëni një zgjidhje të përkohshme për sheshin e Shadërvanit, Personalisht mendoj se zgjidhja e përkohshme deri në ndërtimin e qendrës është të merren këta qen nga Shadërvani dhe të dërgohen në kompaninë përkatëse, të trajtohen të ushqehen për një kohe dhe pastaj të lëshohen , por jo të sillen në Shadërvan.
I nderuar Kryetar
I nderuar Drejtor
Problemi është ma i madh se ju që po mendoni, kërkon analizë ma të madhe se sa një telefonat! Kur të ndodhë ndonjë incidente, Zoti mos e beftë që të kafshohet ndonjë qytetar ose ndonjë turist i huaj, kush do marrë përgjegjësin? Kompania, drejtori a po vet Kryetari i Komunës?
Duhet analizuar ose marrë shembull se si disa institucione kanë zgjidhur problemin e qenve endacak në hapësirat e tyre dhe jo shumë larg po ne qytet!
Bëhet fjalë për Spitalin Regjional të Prizrenit, Me vite hapësirat e spitalit kanë qen përplot me qen të cilët rrezikonin stafin dhe qytetarët ! Dhe pas shumë analizave doli që keq menaxhimi i mbeturinave të spitalit ishte një ndër faktorët e rëndësishëm përse qentë qëndronin në ato hapësira!
Vallë mos është problemi i njëjtë edhe me hapësirat e qendrës së qytetit pse qentë nuk po largohen nga aty? Aty ku ka ushqim vështir se ndonjë krijesë do largohet! Prandaj problemi edhe mundë të jetë te keq menaxhimi i mbeturinave ne këto hapësira!
Nuk mjafton vetëm kapja kastrimi dhe lëshimi i qenve. Kastrimi nuk përjashton sulmin dhe kafshimin…
I nderuar Kryetar
I nderuar Drejtor
Merreni seriozisht këtë kërkesë nga Bizneset e sheshit të Shadërvanit dhe të filloni sa më shpejtë për zgjidhjen e problemit, Bizneset e Shadërvanit janë taksapaguesit më të mëdhenj të obligimeve komunale, prandaj duhet të ju rrimë karshi kërkesave të tyre.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.