LAJME

​Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit: Gabimet e pushteteve të shkuara ende po na dëmtojnë

​Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit: Gabimet e pushteteve të shkuara ende po na dëmtojnë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Nëntor 2023, 17:34

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar sot në trevjetorin e shkuarjes në Hagë, familjen e Rexhep Selimit.

Ai me këtë rast ka thënë se pret që ish-shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të kthehet i lirë në Kosovë.

“Mbetemi të patundur në bindjen se UÇK-ja e drejtë ka qenë dhe e pastër. Prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta, atëherë kur vendosej për to. Por ja që, gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se Rexhep Selimi tash e tri vjet mban burgun në Hagë.

“Deputeti ynë qysh prej vitit 2010 kur vendosëm së pari të marrim pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Ish-kryetari i grupit tonë parlamentar, ish-anëtari i kryesisë, të cilin mezi e presim të na kthehet, për këto detyra e për detyra të tjera të rëndësishme. Rexhep Selimi na mungon. Kërkojmë dhe urojmë që sa më parë të lirohet nga gjykata e padrejtë, nga mbajtja e padrejtë në Hagë”, ka thënë ai./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika