Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim ndihmës administratoren në Byronë për Evropë dhe Euroazi të USAID, ambasadoren, Elizabeth McKee dhe drejtorin e Misionit, James Hope, të shoqëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e USAID, që sivjet shënon 25-vjetorin e themelimit. Sipas komunikatës së kryeministrisë, specifikisht falënderimet kanë shkuar për mbështetjen në reformat e qeverisë në energji, përkatësisht në tranzicionin energjetik, prokurim publik, luftimin e korrupsionit dhe sundimit të ligjit.






