Kurti: Në këtë ditë zie na ndriçohen zemrat me fitoren e Nora Gjakovës

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jul 26, 2021
Kurti: Në këtë ditë zie na ndriçohen zemrat me fitoren e Nora Gjakovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike.

Kurti përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se në këtë ditë zie, kur po kujtohen jetët e humbura nga aksidenti tragjik në Kroaci, shqiptarët i janë gëzuar suksesit të Nora Gjakovës në olimpiadën Tokyo 2020-të.

Fitoren e Gjakovës e kanë uruar edhe presidentja Vjosa Osmani dhe disa fytyra publike në vend.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika