LAJME

Kurti takohet me kryeministren daneze, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi

Kurti takohet me kryeministren daneze, në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2026, 23:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Francë, ka zhvilluar një takim me kryeministren e Mbretërisë së Danimarkës, Mette Frederiksen.

Ky takimm u zhvillua në margjinat e Komunitetit Politik Evropian (EPC), ku palët kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Përmes një njoftimi, Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe tregtisë.

Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e avancimit të vendit në proceset e integrimit euroatlantik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika