LAJME

Shiroka-Pula: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon hulumtim dhe dëshmi të reja

Shiroka-Pula: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon hulumtim dhe dëshmi të reja
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2026, 18:02

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka–Pula, në një takim me drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, ka diskutuar për punën e Institutit, rezultatet e arritura dhe planet për të ardhmen.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se ajo ka vlerësuar punën e Institutit gjatë tri vjetëve nga themelimi, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe ruajtjes së kujtesës historike.

Tutje thuhet se Shiroka-Pula ka vlerësuar veçanërisht publikimin e listës preliminare, e cila përfshin personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës.

“Presidentja theksoi se, meqë raporti dhe lista janë preliminare, procesi i dokumentimit kërkon vazhdimësi dhe hulumtim të mëtejshëm, në mënyrë që të përditësohet me çdo të dhënë dhe dëshmi të re. Më tej, Presidentja Shiroka Pula riafirmoi gatishmërinë e Zyrës së Presidentes për të vënë në dispozicion kapacitetet dhe mundësitë e saj në mbështetje të punës së Institutit dhe avancimit të misionit të tij”, thuhet tutje  në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika