Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se kanë përfunduar punimet në rregullimin e shtratit të Gurrës së Vërmicës, ku është ndërtuar një kanal në gjatësi prej 280 metrash.
Krahas ndërtimit të kanalit, është bërë edhe hapja dhe rregullimi i rrugës në të njëjtën gjatësi, duke lehtësuar qasjen e blegtorëve në pronat dhe hapësirat ku mbajnë bagëtinë.
Kjo ndërhyrje synon parandalimin e përmbytjes së tokave bujqësore, menaxhimin më të mirë të ujërave dhe krijimin e kushteve më të favorshme për punën e blegtorëve të kësaj zone.






