LAJME

Pas mangësive të evidentuara nga auditimi, Totaj kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi në kontratat publike

Pas mangësive të evidentuara nga auditimi, Totaj kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi në kontratat publike
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2026, 13:48

Të enjten u mbajt takim iniciues me menaxherët e kontratave në Komunën e Prizrenit, ku u diskutua për çështjet dhe mangësitë e identifikuara gjatë auditimit të fundit, si dhe veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për adresimin e tyre.

Me këtë rast kryetari i komunës, Shaqir Totaj, theksoi rëndësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve të menaxhimit, mbikëqyrjes dhe administrimit të kontratave publike, me përgjegjësi më të madhe, transparencë dhe efikasitet institucional.

“Qëllimi ynë është i qartë: standarde më të larta të menaxhimit, zbatim më i mirë i kontratave dhe performancë edhe më e avancuar e Komunës së Prizrenit” – u shpreh kryetari Totaj.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika