LAJME

MPB-ja apelon për kujdes gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike

MPB-ja apelon për kujdes gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2026, 16:42

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që, me afrimin e festave të fundvitit, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin keqpërdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike.

 

Përmes një postimi në Facebook, MPB-ja ka paralajmëruar se përdorimi i pakontrolluar i mjeteve piroteknike mund të shkaktojë lëndime, dëme materiale dhe të rrezikojë sigurinë e qytetarëve.

Ministria ka apeluar që qytetarët të mos i keqpërdorin këto mjete, t’i mbajnë fëmijët larg tyre dhe të respektojnë rregullat e sigurisë.

“Për festa të sigurta”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika