Me kërkesën e Kevinit për të vizituar nga afër institucionin dhe për të takuar udhëheqësen e arsimit në Komunën e Prizrenit sot është zhvilluar një takim në Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA). Në këtë vizitë, Kevini është shoqëruar nga drejtoresha e shkollës “Gani Saramati”, Adelina Beqiri – Minci.
Drejtoresha e DKA-së, Luljeta Veselaj – Gutaj ka pritur mysafirët dhe ka vlerësuar nismën e Kevinit, duke theksuar angazhimin institucional për qasje të barabartë në arsim.
Duke folur për rëndësinë e mbështetjes së nxënësve, ajo u shpreh: ”Takim i këndshëm me Kevinin.





