Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Dublin, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, si dhe për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë.
“Biseduam për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.





