16 kompani nga Austria dhe nga Kosova nga dhjetë sektorë të ndryshëm kanë promovuar bizneset e tyre në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë.
Ky Forum u tha se ka për qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për mundësinë që i kanë kompanitë për të investuar në Kosovë. Ai përmendi ndërtimin e hekurudhës Prizren-Durrës, me ç’rast ftoi kompanitë austriake të aplikojnë.
Ai tha se kanë arritur t’i krijojnë 25 mijë vende të reja të punës dhe me një rritje të ekonomisë me 10.35 për qind.
“Shkathtësitë e qeverisjes ka përparësi e ka profit. Kosova është falënderuese për mbështetjen nga qeveria austriake dhe mbetet ndër partnerët tonë tregtarë. Në tema të ndryshme në çështje të bashkëpunimit tregtare. Shumë kompani të suksesshme do të takohen me biznese në Kosovë dhe do të shkëmbejnë çështje të fokusit të përbashkët. Meqë po flasim për shtëpi të dytë kur takohemi me palë austriake dua të përmend lidhjet historike të projektit hekurudhor Carl Gega. Ndërtimi i linjave hekurudhore në Austri janë rezultat i Carl Gegës. Ftoj qeverinë austriake të na bashkëngjiten në projekte infrastrukturore”.
“Duam të ndërtojmë hekurudhën Prizren-Durrës dhe pse jo ta emërtojmë hekurudhën Carl Gega. Kosova është vendi më i mirë për bërje të biznesit. Investimi në Kosovë do të jetë sukses për ju. Kemi krijuar 25 mijë vende të reja. 10.53 është rritja ekonomike. Vlera e eksporteve ka arritur 2.7 miliardë. Vlera e mallrave 62 për qind. Investimet kapitale janë rritur 10 për qind më shumë. Përkushtimi për sundim të ligjit po thyejmë rekorde një pas një”, tha Kurti./FrontOnline