PRIZRENI ME RAJON

Kurti: Çështja e të zhdukurve është kryefjala jonë në raportet me Serbinë

Kurti: Çështja e të zhdukurve është kryefjala jonë në raportet me Serbinë
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Gusht 2021, 11:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kryefjala në secilin raport me Serbinë është çështja e të zhdukurve.

Kurti bëri thirrje që në të gjitha tryezat që organizohen nga arena ndërkombëtare, pikë së pari nga Serbia të kërkohet hapja e arkivave.

“Në këtë ditë në të cilën ka më shumë ankth se sa pikëllim, meqenëse 1 mijë e 632 persona nga Kosova vazhdojnë të jenë të pagjetur, vazhdojnë të mos e kemi të zbardhur fatin e tyre. Në raportet e tona me Serbinë, çështja e të zhdukurve është kryefjalë dhe ne nuk mund të pretendojmë që të kemi as të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt nëse nuk i adresojmë çështjet e të kaluarës”.

“Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën, bëj thirrje që në të gjitha tryezat që organizohen në arenën ndërkombëtare, pikë së pari nga Serbia të kërkohet hapja e arkivave. Vrasja e shqiptarëve pastaj varrosja e zhvarrosja e tyre në Kosovë, bartja e tyre nëpër varrezat në Serbi, zhvarrimi prej atje, nuk është bërë nga qytetarët e zakonshëm por nga aparati shtetëror”.

Në fund Kurti tha se do të jenë pranë familjarëve të të pagjeturve dhe këtë çështje do ta kenë prioritet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika