Fidan Gashi, i lënduari nga shpërthimi i bocës së gazit në Ferizaj muajin e kaluar, është kthyer i shëruar nga Graci i Austrisë kur ishte për trajtim.
Lajmin e dha ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, që tha se është në kontakte të vazhdueshme edhe me shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë.
“Trajtimi i këtij lëndimi është bërë në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë, Enveri është i shëruar dhe i është kthyer familjes. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe Kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona”.





