PRIZRENI ME RAJON

Kryetari Totaj uron Ditën Botërore të Infermierëve

Kryetari Totaj uron Ditën Botërore të Infermierëve
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2023, 13:47

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në facebook ka uruar Ditën Botërore të Infermierëve.

Me këtë rast Drejtoria Komunale e Shëndetësisë përmes QKMF-së, sot ka realizuar një aktivitet vetëdijesimi për rëndësinë e shërbimeve të ofruara nga infermierët, i cili u realizua në Sheshin Shatërvan në Prizren, ku qytetarët e rastit patën mundësi ta bëjnë një kontroll të shpejt për shtypjen e gjakut, glikemisë etј., si dhe kishin mundësi të marrin këshilla nga stafi i infermierëve të QKMF-së.

Njoftimi i plotë:

Urime Dita Botërore e Infermierit!

🩺Roli i infermierëve është shumë i rëndësishëm në zingjirin e dhënies së shërbimeve për pacientët dhe jemi krenarë me ta.

🏥Për nder të 12 Maјit, Ditës Botërore të Infermierit, Drejtoria Komunale e Shëndetësisë, përmes QKMF-së realizoi sot aktivitet vetëdijesimi për rëndësinë e shërbimeve të ofruara nga infermierët, i cili u realizua në Sheshin Shatërvan në Prizren, ku qytetarët e rastit patën mundësi ta bëjnë një kontroll të shpejt për shtypjen e gjakut, glikemisë etј., si dhe kishin mundësi të marrin këshilla nga stafi i infermierëve të QKMF-së.

Falënderojmë të gjithë infermierët për punën fisnike dhe të palodhshme!🙏

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika