Përmes një njoftimi në facebook kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka pritur në takim drejtorin e ri ekzekutiv të Asociacionit “Loyola-Gymnasium” (ALG), Giselher Woite me bashkëpunëtor.
Njoftimi i plotë i tij:
Pata kënaqësinë ta pres sot, në takim njoftues, drejtorin e ri ekzekutiv të Asociacionit “Loyola-Gymnasium” (ALG), Giselher Woite me bashkëpunëtor.
Me këtë rast diskutuam për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit me këtë organizatë të përkushtuar ndaj arsimit dhe zhvillimit të komunitetit në Prizren.
Institucione të këtilla arsimore garantojnë perspektivë dhe të ardhme të ndritur për të rinjtë, ndërsa, Komuna e Prizrenit është e përkushtuar ta mbështes çdo iniciativë që ndikon në zhvillimin e brezave të rinj.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.