PRIZRENI ME RAJON

Kryetari Totaj premton se do t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që u shkaktuan dëme nga erërat e forta

Kryetari Totaj premton se do t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që u shkaktuan dëme nga erërat e forta
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Janar 2023, 12:11

Mbrëmë rajoni i Prizrenit u përfshi nga erëra të forta ku në shumë vende u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

E sot kryetari Totaj ka dalur në terren dhe ka vizituar disa nga vendet ku janë shkaktuar dëme.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Mbrëmë u ballafaquam me dëme të shumta që u shkaktuan nga erërat e forta në Komunën e Prizrenit. Kishte dëmtim të shtyllave elektrike në qytet dhe fshatra, derisa kishte edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Së bashku me drejtoreshën e Emergjencës dhe Sigurisë, Ramize Shala, vizituam sot disa nga vendet më të prekura, ndërsa, Komuna e Prizrenit do t’u dalë në ndihmë të gjithëve dhe do t’i shfrytëzoj të gjitha kapacitetet e veta për të qenë afër qytetarëve në momente krizash natyrore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika