PRIZRENI ME RAJON

Kryetari Totaj ngushëllon familjen Shporta

Kryetari Totaj ngushëllon familjen Shporta
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Janar 2022, 21:18

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ngushëlluar anëtarët e familjes Shporta, pas vdekjes së familjarit të tyre, Masar Shporta.

Postimi i plotë:

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, atdhetarit prizrenas, Masar Shporta!

Veterani arsimit, Masar Shporta ka qenë ish i burgosur politik, ka luftuar për të drejtat arsimore shqiptare në Kosovë, duke ngritur zërin kundër regjimit serb, në mbrojtje të arsimit në gjuhën shqipe.

Kontributi i tij për zhvillimin e vendit, lufta e tij e vazhdueshme kundër mohimit të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës që të arsimohen dhe gatishmëria për flijim për ideale do të mbeten në kujtesën e qytetarëve të Prizrenit përherë.

Për meritat e tij dhe kontributin për vendin ai u dekorua me medalje presidenciale nga Presidenti Hashim Thaqi në vitin 2018.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën dha shumë!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika