PRIZRENI ME RAJON

Kryetari Totaj, anulon konkursin për 9 sekretarë të shkollave të komunës së Prizrenit

Kryetari Totaj, anulon konkursin për 9 sekretarë të shkollave të komunës së Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Prill 2022, 12:43

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se është anuluar procedura për konkursin RN00007251 për nëntë 9 sekretarë të shkollave në kuadër të Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prizrenit.

Kryetari i komunës, Shaqir Totaj e ka marr këtë vendim me qëllim të respektimit të Ligjeve dhe akteve nën ligjore.

Në njoftimin e publikuar, thuhet se konkursi për nëntë Sekretarë të Shkollave do të shpallet në sistemin SIMBNJ dhe në faqen zyrtare të komunës,/tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika