PRIZRENI ME RAJON

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, uron besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, uron besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Prill 2022, 17:20

Kreu i komunës së Prizrenit, Shaiqr Totaj, përmes një postimi në facebook, ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit

Të nderuar besimtarë Islam

Nesër është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.

Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.

Uroj që në këtë muaj të shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit mes njerëzve të mbizotërojë paqja dhe harmonia mes secilit.

Në këtë muaj Zoti hap dyert e mëshirës për të gjithë ata të cilët e kryejnë këtë adhurim më përkushtim e devotshmëri.

Besoj se ky muaj do e shtojë ndjenjën e mirësisë, të solidaritetit dhe mirëkuptimit mes besimtarëve të konfesioneve të ndryshme dhe etnive.

Ju uroj besimtarëve mysliman që të dalin ngadhënjyes nga muaji i mundësive të ripërtëritjes shpirtërore.

Prandaj, me respekt dhe kënaqësi ju uroj këtë muaj të agjërimit gjithë besimtarëve.

Urime muaji i bekuar Ramazan!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika