Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me nënkryetarin e komunës së Prizrenit, gjatë ditës së enjte kanë vizituar ish – presidentin ,Hashim Thaçin si dhe Kadri Veselin në Hagë, raporton TV Prizreni
Kryetari, Shaqir Totaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka postuar një fotografi para kësaj gjykate, bashkë me nënkryetarin, Kujtim Gashin, Enver Hoxhajn dhe Nehat Elshanin.





