Përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, kryetari i Prizreni, Mytaher Haskuka, ka uruar Ditën Kombëtare të Turqve.
“Ne si qeverisje lokale çmojmë integrimin e secilit komunitet në shoqëri, meqë një vend mund të arrijë zhvillimin e dëshiruar vetëm kur secili qytetar, pa dallim, kontribuon për shtetin e vet!” , ka shkruar ndër të tjera Haskuka.
Postimi i plotë:
Kosova Türkleri Milli Bayramı ve Ulusal egemenlik ve çocuk bayramı kutlu olsun!
Sot, kur në Turqi shënohet 101 vjetori i Parlamentit të Republikës së Turqisë, e cila festohet si Ditë e Sovranitetit dhe Ditë e Fëmijëve, në Kosovë shënohet Dita e Komunitetit Turk.
Uroj gjithë komunitetin turk për këtë festë, të cilët i falënderoj për kontributin e dhënë nëpër institucione e shoqëri, si dhe vlerat që i kanë shtuar shtetit tonë.
Ne si qeverisje lokale çmojmë integrimin e secilit komunitet në shoqëri, meqë një vend mund të arrijë zhvillimin e dëshiruar vetëm kur secili qytetar, pa dallim, kontribuon për shtetin e vet!
Kosova Türkleri Milli Bayramı ve Ulusal egemenlik ve çocuk bayramı kutlu olsun! 🇹🇷🇽🇰🇽🇰
Sot, kur në Turqi shënohet 101…
Posted by Mytaher Haskuka on E premte, 23 April 2021