PRIZRENI ME RAJON

Kryetari Haskuka, telegram ngushëllimi për familjet Batusha dhe Shehu nga Krusha e Vogël

Kryetari Haskuka, telegram ngushëllimi për familjet Batusha dhe Shehu nga Krusha e Vogël
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Gusht 2021, 16:28

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në facebook ka ngushëlluar familjet Batusha dhe Shehu, të cilat kanë humbur familjarët e tyre të shtrenjtë në aksidentin afatal që ndodhi mbrëmë në afërsi të fshatit Piranë.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Batusha dhe Shehu nga fshati Krushë e Vogël, të cilët humbën më të dashurit e tyre në aksidentin tragjik që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të fshatit Piranë.

Zoti iu dhashtë forcën që ta përballojnë dhimbjen!

Me këtë rast, apeloj tek qytetarët për kujdes të shtuar në komunikacion. Mos të harrojmë që në fund të çdo rruge, na presin familjarët dhe më të dashurit tanë!

Mytaher Haskuka

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika