PRIZRENI ME RAJON

Kryetari Haskuka takim koordinues me zyrtarët e Policisë për ngritjen e sigurisë në shkollat e Prizrenit

Kryetari Haskuka takim koordinues me zyrtarët e Policisë për ngritjen e sigurisë në shkollat e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Janar 2021, 16:29

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, se gjatë ditës ka zhvilluar një takim me zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, për siç ka shkruar ai, ngritjen e sigurisë nëpër shkolla të Prizrenit.

Postimi plotë:

Bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi- Vezgishi, udhëheqësit e Policisë në Prizren, Qamil Kroni, Musli Kulolli, dhe drejtorin e Policisë për Komunitet, Vesel Gashi, sot kemi mbajtur një mbledhje me drejtorët e shkollave për të diskutuar rreth ngritjes së sigurisë së shkollave të qytetit tonë.

Në këtë takim ku të gjithë drejtorët e shkollave, i dhanë propozimet e tyre në lidhje këtë çështje, nga Policia e Kosovës na premtuan se numri i patrullave policore në afërsi të shkollave do të rritet më shumë.

DKA-ja, ka projekt për analizën e gjendjes në shkolla ku janë intervistuar më shumë se 2400 nxënës, një numër i konsiderueshëm i prindërve dhe mësimdhënësve. Sipas rezultateve, do të zhvillohen projekte për adresimin e problemeve nëpër shkolla. Ky projekt është duke u implementuar së bashku me pedagogët dhe psikologët e shkollave të Prizrenit.

Policia e Kosovës, DKA-ja dhe të gjithë drejtorët e shkollave, do të rrisin bashkëpunimin në mes vete, për të organizuar sa më shumë trajnime për nxënës në mënyrë që ta parandalojmë dhunën dhe ngacmimet tek të rinjtë.

Bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, udhëheqësit e Policisë në Prizren,…

Posted by Mytaher Haskuka on E enjte, 21 Janar 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika