PRIZRENI ME RAJON

Kryetari Haskuka falënderon “heronjtë” që punuan për të na sjellë siguri, shëndet dhe qetësi

Kryetari Haskuka falënderon “heronjtë” që punuan për të na sjellë siguri, shëndet dhe qetësi
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Dhjetor 2020, 21:25

Përmes një shkrimi në facebook kryetari Haskuka ka falënderuar të gjithë ata që gjatë këtij viti punuan pa pushuar për ne, për të na sjellë siguri, shëndet dhe qetësi.

Shkrimi i plotë:

Përderisa të gjithë ne festojmë në shtëpi, pranë familjeve tona, ka disa “heronj” që punojnë pa pushuar për ne, për të na sjellë siguri, shëndet dhe qetësi.

Me rastin e shënimit të festës së Vitit të Ri, sot si shenjë falënderimi për punën e tyre të palodhshme, vizitova stafin e Urgjencës, të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe të laboratorit të saj, të cilët gjatë gjithë vitit 2020, që ishte sfiduese për të gjithë ne, ishin në krye të detyrës për mbrojtjen e shëndetit tonë kundër virusit Covid-19 dhe sëmundjeve tjera.

Po ashtu, për t’iu uruar festën dhe për t’i falënderuar, sot vizitova edhe zjarrfikësit e Komunës së Prizrenit dhe Policinë e Kosovës, të cilët së bashku me inspektorët komunalë, kanë punuar 24 orë për sigurinë e qytetarëve të qytetit tonë.

Ju paçim përherë!

Urime Vitin e Ri!

Përderisa të gjithë ne festojmë në shtëpi, pranë familjeve tona, ka disa “heronj” që punojnë pa pushuar për ne, për të…

Posted by Mytaher Haskuka on E enjte, 31 Dhjetor 2020

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika