PRIZRENI ME RAJON

Kryetari Haskuka dhe kandidatët e LVV-së vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren

Kryetari Haskuka dhe kandidatët e LVV-së vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Janar 2021, 15:40

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e DPMS-së dhe dy kandidatë për deputetë nga LVV, Hajrulla Çeku dhe Jetmire Vrenezi, sot kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren.

Postimi i plotë:

Së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi dhe kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Hajrulla Çeku dhe Jetmire Vrenezi, sot vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, ku jemi pritur nga kryeimami Dr. Orhan Bislimaj.

Gjatë këtij takimi, me kryeimamin Bislimaj biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm të Komunës së Prizrenit me KBI – Prizren, si dhe mënyrat e thellimit të këtij bashkëpunimi.

Falënderoj kryeimamin Bislimaj për këtë mikpritje të ngrohtë vëllazërore! Harmonia dhe toleranca fetare që ekziston tek populli ynë, është vlera më e madhe që ne përfaqësojmë kudo.

Së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi dhe kandidatët për deputetë nga Lëvizja…

Posted by Mytaher Haskuka on E mërkurë, 27 Janar 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika