- Reklama -

Kryeministri Hoti falënderon personelin shëndetësor për punën e jashtëzakonshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka vizituar sot menaxhmentin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në shenjë falënderimi për punën e jashtëzakonshme që ka bërë personeli shëndetësor gjatë këtij viti.
‘’Është bërë punë e jashtëzakonshme duke u marrë edhe si model për mënyrën se si është menaxhuar kjo situatë, në veçanti kur i kemi resurset e kufizuara si me mjekë, shtretër dhe pajisje. Është një falënderim, i cili nuk është asnjëherë i mjaftueshëm, ndaj: Faleminderit në emër të të gjithë qytetarëve për punën që e keni bërë”, tha Kryeministri Hoti.
Kryeministri Hoti vlerësoi sjelljen e përgjegjshme të qytetarëve në respektimin e masave anti Covid-19, duke theksuar nevojën e vazhdimit të mobilizimit, me shpresën se për 3-4 muajt e ardhshëm do të dalim nga kjo situatë.
Kryeministri Hoti theksoi se është bërë përpjekje maksimale që Kosova të jetë në mesin e vendeve të para që e marrin vaksinën kundër Covid-19.
“Kemi një plan veprimi, i cili është përgatitur për grupet e caktuara që do të jenë në mesin e të parëve që e marrin këtë vaksinë”, u shpreh Kryeministri Hoti.
Në këtë vizitë Kryeministri Hoti, ishte i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, UD i Drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, theksoi se, pavarësisht problemeve të shumta në luftën me Pandeminë COVID-19, kanë arritur ta menaxhojnë situatën me sukses.
“Furnizimi me oksigjen ishte një sfidë. Megjithatë, me angazhimin tonë, duke ndërtuar një vizion të qartë, arritëm që të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm përmes rezervuarve me oksigjen të lëngshëm”.
“Të gjitha spitalet, falë investimeve nga SHSKUK, do të furnizohen me oksigjen të lëngshëm.
Kjo komunikatë është marrë nga Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit të Kosovës.
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort