Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Orhan Bislimaj, i cili ndodhet në Meke me haxhilerët prizrenas, në një përgjigjje për TV Prizreni ka njoftuar rreth vonesës së haxhinjve të cilët kanë përfunduar haxhin dhe presin të kthehen në Kosovë.
Sipas tij nuk ka vend për shqetësim.
“I pash lajmet që janë duke qarkulluar për haxhinjtë. Bëhet fjalë për vonesa të fluturimeve nga agjencionet sepse nuk ka ndonjë vonesë që rrjedh nga BIK. Aeroportet kanë ato komunikimet e tyre. Ka qenë plan me u kthy grupe grupe nga data 8-9 korrik mirepo tash eshte shty për një ditë, 9-10-11 eventualisht 12 korrik, mirëpo nuk ka vend për shqetësim aspak. Çdo gjë është në rregull. Unë kam qenë në haxh edhe vite më parë por kësaj radhe organizimi ka qenë në nivelin më të lartë nga ana e BIK-ut, ka njoftuar kryeimami Bislimaj për TV Prizrenin.
Ndryshe këtë vit nga Kosova për në vendet e shenjta kanë udhëtuar 1597 haxhilerë.