PRIZRENI ME RAJON

Kreu i LDK, Abdixhiku, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Dragashit, Behxhet Xheladini

Kreu i LDK, Abdixhiku, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Dragashit, Behxhet Xheladini
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2021, 15:09

 

Në ditën e parë të fushatës për balotazh, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka vizituar Dragashin në përkrahje të kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e partisë së tij, Behxhet Xheladini.

“Na ndajnë vetëm disa ditë deri më 14 nëntor. Është koha që komunën tuaj, me plot kompetencë ta udhëheq njeriu juaj, veprimtari, mjeku e humanisti i njohur, Bexhet Xheladini.

Besimi juaj me 14 nëntor është vendimtar për zhvillimin e komunës tuaj. Ndaj, 160 është numri i LDK-së. 160 është numri i fitores. 160 është numri i Dragashit.”, ka theksuar Abdixhiku. Ndryshe, kandidati i LDK-së Xheladini, në balotazh me 14 nëntor garon me kundërkandidatin nga radhët e PDK-së, Shaban Shabani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika