Krasniqi synon ëndrrën e kamotshme në stadiumin “Fadil Vokrri”

SPORTMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|May 22, 2023
Krasniqi synon ëndrrën e kamotshme në stadiumin “Fadil Vokrri”

Boksieri Robin Haxhi Krasniqi do që ta përmbushë ëndrrën e tij të kamotshme në stadiumin “Fadil Vokrri”. Emri i këtij stadiumi ka dhënë shumë për sportin kosovar.

Dhe njëjtë këtë synim ka edhe Krasniqi. Ai para disa ditësh ka njoftuar për meçin që do ta zhvillojë më datën 5 gusht të këtij viti.

Për Krasniqin kjo është një ëndërr e kamotshme, e cila më në fund po bëhet realitet.

Boksieri kosovar u rikthye në ring pas një periudhe të gjatë, në fillim të shkurtit, ku shënoi një fitore të madhe.

Ai pak ditë para se të rikthehej, kishte deklaruar se synon mbrojtjen e titullit përgjatë këtij viti.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika